USPE thumbon bashkësinë ndërkombëtare rreth neglizhencës në liberalizimin e vizave
Gjilan – Egzon Daku Kryetar i Organizatës (USPE), tha se vendit tonë Kosovës dhe rinisë së saj po i bëhet një e padrejtë e madhe duke neglizhuar procesin e liberalizimit te vizave.
Sipas tij është absurd që ky proces është vonuar kaq shumë nga Bashkësia Evropiane.
Organizata studentore Unioni i Studentëve Pro Europian, USPE e cila është organizata më masovike në Republikën e Kosovës sot për nder të ditës së Evropës ka shënuar këtë ditë me disa aktivitete simbolike që shprehni revoltën kundër procesit që i bëhet shtetit tonë për liberalizimin e vizave.
Egzon Daku Kryetar i Organizatës tha se vendit tonë Kosovës dhe rinisë së saj po i bëhet një e padrejtë e madhe duke neglizhuar procesin e liberalizimit te vizave.
Sipas tij është absurd që ky proces është vonuar kaq shumë nga Bashkësia Evropiane.
Këtë aktivitetet Unioni i Studentëve Pro Europian e shënoi me vendosjen e disa posterave dhe karikaturave që thumbonin bashkësinë ndërkombëtare për vonesën e këtij procesi.
Këto pankarta janë vendosur para zyrës së BE-së dhe Qeverisë se Kosovës.
USPE shpreson dhe kërkon që të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës të luajnë rol unik e konkrete që lëvizja e lirë e qytetarëve të saj nëpër vendet Evropiane të filloj nga ky vit./rajonipress/


