Fundamenti

UBT tani pjesë edhe e CEEEPUS-it

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

UBT vazhdon edhe më tej të jetë prijatare në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, që krijojnë mundësi për sigurimin e bursave për studentët dhe shumë mundësi të tjera përparimi në karrierë.

Në këtë vazhdë, UBT është bërë pjesë e projektit CEEEPUS (“Central European Exchange Program for University Studies”).

CEEEPUS përfshin vendet e Evropës Qendrore dhe Evropës Juglindore dhe është një rrjet universitar që ofron programe dhe diploma të përbashkëta për studentët e institucioneve anëtare.

ARKATANA

UBT është pjesë e këtij rrjeti me tri programe për mobilitet të studentëve, duke u bërë institucioni i parë privat i arsimit të lartë në Kosovë që e ofron këtë mundësi për studentët e tij.

Duke u bërë pjesë e CEEEPUS-it, UBT bëhet institucion që është pjesë e të gjitha rrjeteve universitare dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë që ofrojnë mobilitet për studentët dhe stafin, duke hapur perspektiva të qarta për studentët që të bëhen pjesë e institucioneve ndërkombëtare akademike dhe të përfitojnë nga përvojat akademike në universitetet më të njohura në Evropë e më gjerë ka thënë rektori i saj Edmond Hajrizi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.