Prokuroria pritet t`i zbardhë të gjitha dyshimet rreth kompanisë “Eco – Higjiena”
Gjilan – Prokuroria Themelore e Gjilanit tashmë ka marrë në pyetje Gerhard Dummer, Fadil Gashin, Senad Ramaj, Xhelal Jetishi, Muhadin Haziri, Xhelal Shabani, Naser Korça, Fatmir Hoxha, Refik Latifaj, Halil Musliu, Naim Sherifi dhe Agim Zuzaku. Prokuroria pritet t`i zbardh veprimet apo mosveprimet e secilit person përgjegjës brenda dhe jashtë kompanisë “Eco – Higjiena”.
Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se në pyetje janë marrë: Gerhard Dummer, Fadil Gashi, Senad Ramaj, Xhelal Jetishi, Muhadin Haziri, Naser Korca, Xhelal Shabani, Fatmir Hoxha, Refik Latifaj, Halil Musliu, Naim Sherifi dhe Agim Zuzaku.
“Jemi në grumbullim e sipër të të gjitha provave, përkitazi me involvimin e të gjithë këtyre të dyshuarve në rastin e këtyre ditëve, me ç`rast seriozisht është rrezikuar jeta dhe siguria e qytetarëve të kësaj pjese të Anamoraves. Shumë shpejt do zbardhen veprimet apo mosveprimet e secilit person përgjegjës brenda dhe jashtë kompanisë “Eco – Higjiena” dhe gjendjen e krijuar rreth saj” tha Maloku.
Burimet e rajonipress tregojnë se mund të pasojnë edhe arrestimet e të gjithë atyre të dyshuarve që kanë sjell në rrezik jetën dhe shëndetin e qytetarëve, jo vetëm të Gjilanit, por shumë e shumë më gjerë./rajonipress/


