Hidromorava

Memetali Sahiti mbi 15 vjet në lojën e hendbollit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sukseset e Dritës në hendboll në Superligën e Kosovës janë të lidhura ngushtë me lojërat të cilat i ka dhuruar veterani i kësaj skuadre Memetali Sahiti.

Që pas lufte Sahiti ju kishte bashkangjitur klubit të Dritës në hendboll, si i ri ky hendbollist vazhdimisht me baticat dhe zbaticat e klubit asnjëherë nuk ju nda. Sahiti me lojërat e tij në lojën e hendbollit ka kontribuar me të madhe për ngjyrat “bardh e kaltër” të Dritës.

Sahiti i cili gjithmonë është në shërbim për të mirën e hendbollit por edhe në jetën private të tij, ai jep një kontribut të jashtëzakonshëm për mirëmbajtjen e rendit dhe të qetësisë publike pasi është në njësitin e forcave speciale të policisë.

“Si i ri e kam dashur gjithmonë lojën e hendbollit, kam pasur dëshirë të kontribuoj për klubin e Dritës por edhe për qytetarët jo vetëm të Gjilanit por edhe të tërë Kosovës dhe për këtë jam shumë i lumtur që më jepet rasti që t`i kontribuoj vendit tim në mënyra të ndryshme”, thekson Sahiti.

Hidromorava

Alo e majtë e Dritës Sahiti edhe pse me një karrierë hendbollistike mbi 15-të vjeçare është i lumtur që në përfundim të karrierës së tij klubi i Dritës më në fund është afër ndeshjes ndërkombëtare.

“Vitin të cilin sapo e lamë kemi bërë mrekulli duke u renditur në pjesën e epërme të tabelës, jemi mobilizuar si asnjëherë më parë për t’ja arrit qëllimin dhe shpresoj se viti 2017 do të jetë një vit ku do të rikthejmë namin që dikur kishte hendbolli Gjilanas, për këtë jemi të gatshëm të gjithë në klub të japim më të mirën për ti gëzuar një armatë të tërë të tifozëve”, shprehet hendbollisti Sahiti.

Memetali Sahiti një hendbollist që ka lënë gjurmë në klubin e Dritës dhe i respektuar nga të gjithë ka një porosi të veçantë për të rinjtë.
“Të merresh me sport është një kënaqësi në vete, kisha për të apeluar që të rinjët të merren me sport më tepër dhe të përkrahën, duhet kuptuar se kultura e një shteti dhe ambasadori më i mirë i një shteti është sporti nëpërmjet sportit kontribuojmë së pari për vete për klubin por edhe për shtetin e Kosovës”, ka porositur 36-të vjeqari, hendbollisti Mehmetali Sahiti./rajonipress/