Çka tha bota për jashtëtokësorin Messi?
Bota sportive është heshtur edhe një herë nga një gjeni i futbollit që mbanë emrin Lionel Messi. Futbollisti më i mirë ndonjëherë në futboll e ka udhëhequr skuadrën e tij drejt hakmarrjes ndaj Bayern duke e siguruar pothuajse finalen e Berlinit në Ligën e Kampionëve.
Messi me dy gola spektakolar dhe një asist e ndihmoi Barcelonën në fitoren 3-0. Sigurisht se kjo paraqitje briliante mori vëmendjen e shtypit botëror.
Të gjitha gazetat e famshme botërore e kanë vënë Messin në ballinat e tyre duke e titulluar me tituj të ndryshëm paraqitjen e tij.
“Bild” e titulli paraqitjen e Messit me një fjali të thjeshtë, “Mega Messi, ai nuk mund të ndalet”. “Messi përulë Guardiolën dhe Bayernin”, shkruan një gazetë tjetër gjermane.
“Messi është shefi, Barcelona shefica” shkruan një gazetë e njohur belge. “Messi e nxjerrë finalen për Berlin”, shkruan MundoDeportivo.
Mediat angleze me shkronja të mëdha e kanë lartësuar Messin duke shkruar se nuk ka më të mirë se ai në planet.
“Messi, magjia e finales” është titulli i CorriereDelloSport. /Indeksonline/


