Shkrimtari i Roganës – poezi nga libri, “Mielli dhe buka”
(Në Kodër të Brijës në Roganë, Një Kaçubë o më pat thënë
Jam e vogël, pak kam shtat, vesë prej barit pijë çdo natë!..)
Për ku je nis shkrimtar i Roganës
mendjemadh pak, dhe zemërmirë
a e sheh s´e jam midis dy epokave
ku njerës pemë po i bien gjethet
Ku po shkon shkrimtar i Roganës
në këtë natë pa emër dhe mbiemër
cila e dashur të ka dehur aq shumë
dhe cila e dehur të ka lënë pa gjumë
Roganë e vendlindjes, a më kupton
në shpirt kam vajin e kësaj toke
barit në kaçubë unë ia kam thënë
tallaze të forta më bien në kraharor
Kah po shkon shkrimtar i Roganës
ç´ciklon dashurie ty sot të ka zënë
qetësohu një çik dhimbja të kalojë
fëmijë i dehur, shkrimtar i Roganës!..
Rustem Geci – Roganë, 1995 – 2015


