United Hospital

Kanë përfunduar zgjedhjet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan janë mbyllur me kohë të gjitha qendrat e votimit. Nga 3.308 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të UKZ-së, kanë votuar 1047 studentë apo 31.65 % e studentëve me të drejtë vote.

Po ashtu sipas KQZ-së në UKZ, i gjithë procesi zgjedhor është zhvilluar normalisht dhe nuk është evidentuar asnjë parregullsi. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, dalja në votime është e kënaqshme.

ARKATANA

Rezultatet preliminare, nga KQZ, për Zgjedhjet Studentore do të publikohen më 07.05.2015, ndërsa ato përfundimtare më 11.05.2015. Kurse konstituimi i Këshillit Studentor bëhet gjatë periudhës 18.05.2015 deri më 20.05.2015. Ndërsa konstituimi i Parlamentit Studentor bëhet më 21.05.2015.

Ndryshe në garë kanë qenë 2 organizata studentore të cilat kanë garuar për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve. Ato janë: Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.