United Hospital

Haziri: Gjilani, shembull sa i përket menaxhimit të situatës pas reshjeve të borës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bordi i Drejtorëve i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e udhëhequr nga kryetarit Lutfi Haziri, ka diskutuar sot një sërë çështjesh të rëndësishme, ku temë qendrore ka qenë përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor dhe menaxhimi i situatës pas reshjeve të shumta të borës.

Në mbledhje është raportuar për intervenime të vazhdueshme rrugët e qytetit dhe të gjitha fshatrat, ku u konstatua se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim të qytetarëve gjithandej territorit të komunës.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar lartë angazhimin dhe mobilizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe asaj për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke thënë se Gjilani është bërë shembull në Kosovë sa i përket menaxhimit të mirë të situatës pas reshjeve të mëdha të borës.

Eco Higjiena

Gjatë këtij takimi të Bordit të Drejtorëve, u theksua se të gjitha institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe ato të mesme janë të gatshme për fillim të mbarë të gjysmëvjetorit të dytë, duke u potencuar se secili objekt shkollor është i pajisur me nxemje funksionale.

Kryetari Lutfi Haziri, me këtë rast ka uruar gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin të mbarë të gjysmëvjetorit të dytë, duke ritheksuar se sektori i arsimit vazhdon të jetë prioriteti i parë i qeverisjes me qëllim të ngritjes së nivelit të dijes për nxënësit dhe nxjerrjen e kuadrove, që do të jenë krenaria e Gjilanit dhe e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.