Fundamenti

Raporti i BE-së për vizat, në qershor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, është shprehur i bindur që deri në fillim të muajit qershor Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe do ta dërgojë raportin për përmbushjen e kritereve te Komisioni Evropian.

Çollaku, në një përgjigje për “Zërin”, ka thënë se gjatë muajit qershor BE-ja do ta dërgojë grupin e ekspertëve të KE-së për vlerësimin e përmbushjes së kritereve. Ky grup pritet që të inspektojë të gjitha institucionet përgjegjëse dhe në bazë të vlerësimit të tyre pastaj edhe Komisioni do të marrë hapat e mëtutjeshëm.

Mobi Casa

“Sipas bisedave që kemi me Komisionin Evropian, grupi i ekspertëve pritet që të vijnë në Kosovë me siguri gjatë muajit qershor. Javën e parë do ta dërgojmë raportin përfundimtar të Komisionit Evropian, ndërsa grupi i ekspertëve (Komision faktembledhës) pritet që ta dërgojnë gjatë muajit qershor”, ka thënë Çollaku, duke shtuar se është mirë që ata vijnë në qershor dhe bëjnë vlerësimin.

Kjo deklaratë vjen pas deklaratës së zëdhënëses së BE-së, Maja Koncijançiç, e cila në një intervistë ekskluzive për “Zërin”, ka thënë se Komisioni tani është duke pritur për raportin e plotë të Kosovës në reformat e saj që nga korriku i vitit 2014./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.