United Hospital

Në Universitetin “Kadri Zeka” do të mbahen zgjedhjet studentore 2015

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në bazë të Rregullores mbi zgjedhjet e studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në të gjitha Fakultetet e Universitetit, nesër më 06.05.2015 është dita e votimit për zgjedhjet studentore 2015.

Heshtja zgjedhore ka filluar 48 orë para ditës së votimit.

Janë 3308 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015.

Qendrat e vendvotimit që gjenden në objektin e Universitetit do të hapen në ora 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

UBT

Rezultatet preliminare, nga KQZ, për Zgjedhjet Studentore do të publikohen më 07.05.2015, ndërsa ato përfundimtare më 11.05.2015. Kurse konstituimi i Këshillit Studentor bëhet gjatë periudhës 18.05.2015 deri më 20.05.2015. Ndërsa konstituimi i Parlamentit Studentor bëhet më 21.05.2015.

Ndryshe, janë dy organizata të cilat do të garojnë për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve. Ato janë: Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) që mban numrin 11 dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK) që në listat e fletëvotimit mban numrin 12.

Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.

Universiteti inkurajon kandidimin e studentëve më të mirë dhe Organizatat Studentore konkurruese,që denjësisht t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e studentëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.