Përsëri ai, përsëri Xhaka
Granit Xhaka edhe këtë xhiro është futur në mesin e 11 më të mirëve në Bundesligë.Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, edhe njëherë ka arritur të futet në formacionin e javës në Bundesligën gjermane të futbollit.
Paraqitja fantastike që pati me Borussia Monchengladbach në sfidën e fundit, kanë bërë që Graniti të jetë në mesfushën e më të mirëve së bashku me Rupp, Kostic e Calhanoglu.
Ndryshe, Graniti është kandidat për mesfushorin defensivë më të mirë në Bundesligë për këtë edicion./express/


