Fundamenti

Rajonipress sot mbush tri vite, ecë suksesshëm…

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress me tërë stafin e saj dhe me tërë bashkëpunëtorët e saj kudo që ndodhen në Kosovë, diasporë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani, Amerikë, Itali, Norvegji, Kosovë Lindore e Maqedoni dhe kudo në trojet shqiptare me rastin e tre vjetorit të themelimit (5 maj 2012), i falënderon të gjithë lexuesit e saj të shumtë për përkrahje e mbështetje. Rajonipress zotohet se edhe në vitin 2015 do të jetë në shërbim të lexuesve dhe do të jetë kujdestar i të gjitha zhvillimeve që ndodhin kudo në hapësirat shqiptare.

Themeluesi i Rajonipress, Musa Sabedini thotë se sot për ne është një ditë e veçantë sepse shënojmë tre vjetorin e rajonipress i cili më 5 maj 2012 startojë punën duke arritur shumë shpejt të bëhet një lajmëtar origjinal, i shpejt, korrekt dhe mbi të gjitha të bëhet një ambasador i lajmit të vërtet dhe kredibil.

Sabedini ka thënë se Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress është themeluar më 5 maj 2012 nga një grup i gazetarëve profesionist i cili synim dhe qëllim kryesor të punës së tij ekskluzivisht ka pasur që të informoj shpejt, drejtë, saktë dhe objektivisht për të gjitha zhvillimet që ndodhin në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë.

Rajonipress ka bërë një punë profesionale, angazhuese, hulumtuese dhe me të drejtë ka goditur çdo pikë, ka lëvizur çdo detaj që ka qenë në interes të publikut.

Se jemi profesional dhe në shërbim të gazetarisë dhe të etikës së saj profesionale tashmë e kemi dëshmuar qindra herë. Ndoshta jemi të vetmit në rajon që jemi marrë me raste të rënda të korrupsionit, krimit të organizuar, trafikimit e kontrabandimit. Nuk jemi frikësuar për asnjë rast ndaj asnjë grupimi kriminal apo klani të caktuar politik.

Rajonipress ka ecur drejtë dhe ka vazhduar të ofrojë para lexuesit të saj lajmin e vërtetë, lajmin e shpejt, objektiv dhe mbi të gjitha lajmin e argumentuar.

United Hospital

Rajonipress në këtë përvjetor falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e shumtë që i ka kuhdo, sepse pa kontributin e tyre dhe pa shkrimet, opinionet, kronikat e tyre qoftë edhe nga Diaspora apo Kosova Lindore, rubrikat nuk do të ishin të kompletuara.

Rajonipress do të vazhdojë që edhe në vitin 2015 të jetë kritikues real, të jetë në hap me lajmin e dëshiruar nga lexuesi. Nuk jemi dorëzuar para asnjë furtune dhe mbi të gjitha na bëjnë krenar qindra letra e mesazhe që marrim për punën që bëjmë. Normalisht marrim edhe komente nga militant partiak, por të cilat tek ne nuk qojnë peshë.

Militantizmi partiak nuk do të ketë vend në faqet e rajonipressit dhe tashmë kemi filluar edhe t`i eliminojmë komentet që kanë natyrë kriminale dhe prapavijë të caktuar politike.

Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress si medium i profesionalizuar do të merret vetëm me gazetarinë kritike, por nuk do të thotë se ne nuk do të shkruajmë edhe për zhvillimet pozitive që ndodhin brenda Gjilanit dhe Anamoravës.

Dhe krejt në fund Rajonipress ju thotë një urim të madh FALEMINDERIT LEXUES…

Musa Sabedini – themelues dhe drejtor i Rajonipress

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.