ARKATANA

Fillojnë punët përgatitore për hapjen e kufirit në Kapi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur takim për bashkërendimin e aktiviteteve, rreth ndërtimit dhe vënies në funksion të pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës.

Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, së bashku zyrtarë të tjerë komunal kanë pritur në takim Nënkolonel Mentor Shabani nga Departamenti i Policisë Kufitare, divizioni për Menaxhimin e Integruar te kufirit, i cili së bashku me një grup ekspertësh, arkitekt, inxhinier dhe ekspertë të teknologjisë informative kanë vizituar Kamenicën për të filluar punët në projektin e hapjes së pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës.

Fatmir Matoshi u ka prezantuar një kronologji të angazhimeve të Komunës së Kamenicës për hapjen e këtij pikëkalimi dhe e ka vlerësuar marrëveshjen për të si të rëndësisë së veçantë për komunën.

ARKATANA

Nënkolonel Mentor Shabani, ka thënë se është i rëndësishëm bashkëpunimi i Policisë me komunën për faktin se kërkesa është adresuar nga komuna. Në këtë drejtim ai ka kërkuar mbështetje nga sektori i kadastrit, gjeodezisë dhe pronësisë si dhe ka kërkuar që komuna të marrë në konsideratë ta mbështes në anën e logjistikës këtë pikëkalim kufitar duke mundësuar sigurimin e ujit, rrymës ose gjëra të tjera.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që punët rreth ndërtimit të pikës kufitare të kryhen në një afat shumë të shpejtë, ka thënë nënkolonel Mentor Shabani.

Matoshi së bashku me zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të komunës së Kamenicës e kanë vizituar Kapinë ku kanë filluar matjet e terrenit për ndërtimin e objektit kufitar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.