Eko Higjiena

Haziri: Enver Azemi do të kujtohet gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorët, ka bërë sot nderime në Komandën e FSK-së para trupit të rreshterit Enver Azemi, i cili ndërroi jetë dje.

Ndërkohë, kryetari Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Azemi, duke shprehur dhembjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Enver Azemit, i cili ishte rreshter i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Gjilan. Në telegram thuhet:

Uji Dea

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të rreshterit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-pjesëtarit të TMK-së, Enver Azemit. Uniforma e ushtrisë, Enverin e përcolli që nga lufta e UÇK-së, nga paslufta në TMK e deri tash në FSK, prandaj institucionet komunale të Gjilanit dhe të gjithë qytetarët janë krenarë me kontributin e jashtëzakonshëm të tij për të mirën e përgjithshme. Enveri shkoi para kohe nga kjo botë, por la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshme ushtarak në të gjitha proceset. Në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Azemi, Komandës së FSK-së në Gjilan, shokëve, kolegëve dhe të gjithë qytetarëve të komunës Gjilanit. U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.