Behrami nuk e ndihmon Hamburgun ndaj Mainzit, ja pse
Valon Behrami nuk do të jetë pjesë e Hamburgut për sfidën kundër Mainzit.Futbollisti kosovar, Valon Behrami, nuk do ta ndihmojë Hamburgun për sfidën e radhës kundër Mainzit.
Valoni nuk ka stërvitur fare në seancën e fundit stërvitore të Hamburgut, duke u ankuar për një lëndim, shkruan Kicker, përcjell Express.
Kësisoj, ai bashkë me Jaroslav Drobnyn do të jetë mungesa të mëdha për Hamburgun që po lufton për mbijetesë në Bundesligë.


