UBT

Lutfi Haziri drejt kandidaturës për Kryetar të LDK’së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Garës për Kryetar të LDK’së pritet t’i hyjë edhe Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar kandidatura e tij, Haziri pritet të jetë konkurrenti kryesor i Kryeministrit Isa Mustafa për të udhëhequr Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.
Isa Mustafa duket se nuk do ta ketë të lehtë të ngjitet edhe një herë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përballë tij, po bëhen gati të jenë edhe zyrtarë tjerë të fuqishëm brenda LDK’së.

Është Lutfi Haziri i cili pritet të jetë sfiduesi kryesor i Mustafës në garën për të udhëhequr Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Haziri ende s’ka folur për kandidaturën e tij. Vetëm ka thënë se janë duke biseduar me anëtarët e LDK’së.

“Ka vetëm biseda”, ka thënë Haziri, për Gazetën Express.

Deri tash, Fatmir Sejdiu dhe Vjosa Osmani janë shprehur se do t’i hyjnë garës për kreun e LDK’së pavarësisht se në garë është Kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

United Hospital

Mustafa është duke përgatitur në heshtje marrjen edhe të një mandati në krye të LDK’së. Kështu kishte vepruar edhe në zgjedhjet e vitit 2010 kur ia kishte marrë udhëheqjen e LDK’së, duke e shpallur kandidaturën në ditën e Kuvendit Zgjedhor.

Megjithëse është Kryeministër, Isa Mustafa pas vetës ka lënë tri humbje të LDK’së, dy palë zgjedhje dhe dorëzimin e Prishtinës në duart e Partisë së Albin Kurtit.

Mustafa ishte bërë lider i LDK’së duke sharë dhe akuzuar PDK’në dhe SHIK’un dhe duke u betuar se asnjëherë s’do të hynte në koalicion me ta.

Aktualisht, Mustafa është duke e ndarë pushtetin me PDK’në e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Qeveria e koalicionit LDK-PDK prite të testohet në prill të vitit të ardhshëm kur i skadon mandati Atifete Jahjagës në krye të Shtetit. Sipas marrëveshjes, vitin e ardhshëm Thaçi parashihet të bëhet President i Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.