FIDANISHTJA

Haziri: Zgjedhjet në LDK me pjesëmarrje masovike dhe interesim të jashtëzakonshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri tha për rajonipress se zgjedhjet e brendshme në LDK e Gjilanit po shënohen me pjesëmarrje masovike duke e ruajtur substancën e aktivistëve dhe veprimtarëve dhe duke u pasuruar me struktura dhe ardhje të reja. Ky bashkëveprim dhe organizim i LDK-së garanton suksese dhe rezultat edhe në mandatin e ardhshëm tha Haziri.

Ndonëse nuk ka folur një kohë të gjatë rreth procesit zgjedhor të degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri duket shumë optimist dhe i kënaqur me zhvillimet që po bëhen në këtë degë, me ardhjet e reja, ruajtjen e substancës dhe aktivistëve si dhe angazhimin e shumë kuadrove të reja në LDK raporton rajonipress.

Mobi Casa

Haziri tha se zgjedhjet po mbahen në kuadër të 25 vjetorit të LDK-së së Gjilanit dhe nën moton “Bashkohu edhe t`i për Gjilanin”. “Jemi në fund të një procesi zgjedhor dhe pritet caktimi i datës për mbajtjen e Kuvendit të degës në zgjedhje. Kemi pasur zgjedhje kualitative, gjithëpërfshirëse dhe të hapura për grupmosha dhe gjininë. Kemi një pjesëmarrje masovike dhe interesim jashtëzakonisht të madh” tha Haziri.

Haziri thotë se ka ardhje të reja në LDK e Gjilanit, por edhe shkrirje të anëtarësisë nga partitë e tjera duke e përqafuar LDK përmes zgjedhjeve.”Këto zgjedhje e kanë ruajtur substancën e aktivistëve dhe veprimtarëve dhe janë pasuruar struktura me ardhje të reja. LDK ka treguar unitet dhe bashkëveprim që garanton sukses edhe në mandatin e ardhshëm” shtoj Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.