ARKATANA

Haziri uron KV “Drita” me rastin e fitores së Kupës së Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan -Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram urimi Klubit të Volejbollit “Drita” në kategorinë e femrave, me rastin e fitores së Kupës së Kosovës, me ç’rast e mposhti “Drenicën” në finale. Në telegram thuhet:“Të nderuar përfaqësues të klubit të volejbollit “Drita” në kategorinë e femrave, të nderuara volejbolliste të klubit.

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të komunës së Gjilanit, dëshiroj t’ju uroj fitoren e Kupës së Kosovës dhe t’ju them se na keni bërë krenarë me këtë sukses të treguar.

KKVITI

Ky sukses është arritur falë disiplinës, punës dhe përkushtimit tuaj të madh, prandaj dëshiroj t’ju them se ju jeni shembull për klubet tjera për mënyrën e organizimit dhe të punës së palodhshme.

Me këtë rast, dëshiroj t’ua konfirmoj mbështetjen me të gjitha kapacitetet komunale të klubit tuaj si dhe të gjitha klubeve të tjera, në mënyrë që sporti gjilanas të ecë drejt sukseseve të reja. Urime dhe shumë suksese edhe në të ardhmen”, thuhet ne telegramin e urimit të kryetarit Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.