Uji Dea

Kryeministri Isa Mustafa u takua me kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pas vizitës që ka zhvilluar në Komunat e Novobërdës dhe Gjilanit, ka zhvilluar një drekë pune me kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit, përkatësisht me kryetarët e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Ranillugut, Novobërdës dhe Parteshit.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa ka biseduar me kryetarët e këtyre komunave për problemet dhe kërkesat e tyre, si dhe për nevojat e përbashkëta për zhvillimin e këtij rajoni.

Kryeministri Isa Mustafa i njoftoi për hapat që do të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës për zhvillimin e ekonomik e social, investimet në infrastrukturë, në ambient, e në fusha të tjera.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkrahjen për këto Komuna, duke theksuar se në bashkëpunim dhe në përputhje me mundësitë do të bëhen përpjekje maksimale për të shtyrë përpara agjendën e zhvillimit në këtë zonë.

ARKATANA

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa i ka inkurajuar kryetarët që të koordinojnë projektet e tyre, pasi që projektet janë shumë me efiçiente kur bëhen në koordinim ndërmjet komunave fqinje dhe se shumë projekte mund të prekin disa komuna, siç janë shtretërit e lumenjve apo infrastruktura rrugore, etj.

Kryetarët e Komunave të rajonit të Gjilanit, shprehën pikëpamjet e tyre për prioritetet dhe çështjet kryesore të cilat duhet të adresojnë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, duke falënderuar kryeministrin Isa Mustafa për përkrahjen e ofruar.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, të cilët bashkëbiseduan me kryetarët e komunave si dhe ofruan përkrahjen e tyre për avancimin e këtyre dy fushave shumë të rëndësishme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.