UBT

Ushtria e SHBA-së vazhdon të jetë afër Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rreth 300 ushtarë nga njësitë e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan North Carolina do të përbëjnë forcën kryesore të rotacionit të ardhshëm amerikan në kuadër të forcës së NATO-s në Kosovë.

Këta ushtarë do të kontribuojnë për një ambient të sigurt dhe për rendin publik, për zhvillimin e një Kosove demokratike, stabile, shumetnike dhe paqësore, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas përshëndetjes sot me familjet e tyre, ushtarët më pas do të vazhdojnë trajnimin në bazën ushtarake Fort Bliss, në Teksas, dhe më pas në Gjermani, para se të vijnë në Kosovë pas dy muajsh, raporton RTK.

Hidromorava

Gjatë qëndrimit nëntëmujor në Kosovë, ushtarët nga kjo njësi do të përbëjnë njërën nga dy të ashtuquajturat grupe të betejës në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s.

Kur është fjala tek ndihma për Forcën e Sigurisë së Kosovës, është Garda Kombëtare e Iowa-s që ka zhvilluar një marrëdhënie të fortë në kuadër të një partneriteti që është jetëgjatë me Kosovën. Partneriteti Iowa-Kosovë është një nga 22 partneritet evropiane që përbëjnë Programin e Partneritetit të shteteve në kuadër të Komandës Ushtarake Evropiane të SHBA.

Partneriteti midis Kosovës dhe Iowa-s u krijua më 11 mars të vitit 2011 me qëllim afatgjatë të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe nxitjen e interesave reciprokisht të dobishme në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.