ARKATANA

Sinani: Projektet e parapara për Lagjen “Malësia” realizohen brenda vitit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Sinani u tha qytetarëve të Lagjes “Malësia” se është i njoftuar me kërkesat e tyre dhe se projektet që janë jetike për qytetarët e kësaj pjese të qytetit, do të përfundohen brenda vitit.

Qytetarët e Lagjes “Malësia” të qytetit të Kamenicës, sot janë takuar me kryetarin Begzad Sinani. Me këtë rast, ata kanë njoftuar kryetarin Sinani për kërkesat që kanë si lagjeje.

Veç tjerash, ata diskutuan për rregullimin e një rruge, rregullimin e gypave të ujësjellësit si dhe rregullimin e kanalizimit.

Mobi Casa

Sinani u tha qytetarëve të Lagjes “Malësia” se është i njoftuar me kërkesat e tyre dhe se projektet që janë jetike për qytetarët e kësaj pjese të qytetit, do të përfundohen brenda vitit.

“Jam njoftuar në vazhdimësi me kërkesat tuaja që janë tejet të arsyeshme. Po ashtu kam vizituar edhe këtë lagje. Mund t’ua konfirmoj se me buxhetin e planifikuar për këtë vit ne do t’i përfundojmë këto tri projekte. Po vazhdojmë të mbajmë premtimet tona dhe jemi të vendosur që të gjitha premtimet t’i realizojmë. Rikujtojmë se pushteti është përgjegjësi dhe jo privilegj andaj nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë kërkesave tuaja që sot i paraqitët. Jemi të përkushtuar që bashkërisht të punojmë për plotësimin e kushteve që janë jetike për qytetarët tanë por edhe përtej kësaj”, ka thënë veç tjerash Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.