United Hospital

Steinmeier: Gjykatën Speciale ia keni borxh historisë suaj

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Themelimi i Gjykatës Speciale nuk është favor që Kosova po ia bën ndërkombëtarëve, por është favor që vendi juaj po ia bën historisë dhe gjeneratave të reja.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa.

Sipas tij ky është lajm i mirë për Kosovën.

FIDANISHTJA

“Kosova ia bën një favor historisë dhe gjeneratave të reja duke i shtjelluar çështjet nëpërmjet kësaj gjykate. Gjykata Speciale nuk është lajm i keq, por i mirë”, tha Steinmeier.

Nga ana tjetër, kryeministri Mustafa tha se nuk e di saktësisht se kur bëhet themelimi i kësaj gjykate, por se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të votojë për dhomat e specializuara.

“Pritet që javën e ardhshme një grup i ekspertëve do të vij në Kosovë për të diskutuar mbi ligjin e krijimi të Gjykatës Speciale. Pasi të përfundoj ky proces, pritet që të votohet në Kuvend dhe të bëhet amandamentimi kushtetues i saj”, tha Mustafa./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.