Eko Higjiena

Livoçi i Epërm trajtohet me zhavorr dhe hyn në programin për asfaltim të rrugicave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit, Sokol Haziri, me bashkëpunëtorët e tij kanë përcjellë nga afër punimet që janë duke u kryer në rregullimin e rrugëve që lidhin fshatin Livoç i Epërm me magjistralen Gjilan – Prishtinë.

Haziri, ka thënë se në këtë fazë janë duke bërë trajtimin e rrugëve të fshatit Livoç i Epërm, ndërsa në programin e investimeve për vitin 2015, hynë edhe asfaltimi i rrugës që lidh këtë fshat me magjistralen për Prishtinë.

”Infrastruktura në Komunën e Gjilanit ka nevojë për investime të shumta. Ne kemi nisur këtyre ditëve trajtimin e rrugëve në këtë fshat, ngase ishin pothuajse të pakalueshme nëpër disa pjesë. Por është lajm i mirë për këta banorë që në programin e investimeve në infrastrukturë, ka hyrë edhe asfaltimi i rrugës që lidhë fshatin me magjistralen për Prishtinë e që bënë të mundur qarkullimin më të lehtë dhe më të shpejt me Gjilanin por edhe me Prishtinën”, tha drejtori ndër të tjerash.

Fundamenti

Ai poashtu ka theksuar edhe angazhimin e kësaj drejtorie me punë infrastrukturore në pjesë të ndryshme në komunë, si në kanalizime, ujësjellës, trotuare dhe rrugë të rendit të tretë, por edhe përgatitje të rrugëve për asfaltim.

Zgjidhja për fshatin Livoç të Epërm është mirëpritur edhe nga banorët të cilët ishin falënderues për investimet, si dhe për lajmin e mirë që shumë shpejt do të nis edhe asfaltimi i mbi 2 kilometrave rrugë me të gjitha standardet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.