Të pagjeturit, temë e dialogut
Me rastin e 27 Prillit, Ditës së Personave të Pagjetur, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të veçantë plenare ku është kërkuar që fati i mbi 1600 personave të pagjetur të jetë temë diskutimi në dialogun me Serbinë dhe kriminelët të dalin para drejtësisë.
Në këtë seancë plenare përveç familjarëve të personave të zhdukur morën pjesë edhe përfaqësues diplomatikë të akredituar në Kosovë, derisa në oborrin e Kuvendit të Kosovës është ngritur një memorial në shenjë kujtimi për të pagjeturit.
Fillimisht, deputetëve të Kuvendit i është drejtuar me një fjalë rasti, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Lirie Kajtazi, e cila theksoi se zbardhja e fatit dhe vendndodhja e personave të pagjetur vazhdon të jetë preokupim i përbashkët si i familjarëve, ashtu edhe i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës./zeri/


