LDK e Artanës përfundon procesin e zgjedhjeve nëpër nëndegë
Gjilan – Dega e LDK-së në Artanë ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve nëpër nëndegë me mbajtjen e dy takimeve në nëndegët në Tullar dhe në Makresh të Ulët. Në këto dy fshatra janë zgjedhur kryesitë e nëndegëve dhe kështu përmbyllet procesi i zgjedhjeve nëpër nëndegë tha Bajrush Ymeri.
Ymeri pas këtij procesi ka falënderuar të gjithë kryesin e degës së LDK-së në Artanë, të gjithë qytetarët, aktivistët, anëtarët dhe simpatizuesit e LDK-së që me pjesëmarrjen e tyre direkte dhanë kontributin e tyre që ky proces të përmbyllet ashtu siç na takon neve si LDK.
Gjatë këtyre takimeve u vërejt interesim i madh i qytetarëve që të na mbështesin dhe të bëhen pjesë e angazhimeve tona të përbashkëta tha Ymeri./rajonipress/


