Eko Higjiena

Kosovari falë të cilit Watfordi e siguroi Premierligën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Watfordi ka në radhët e veta një futbollist nga Prizreni. Nëntë gola dhe pesë asistime, këto janë statistikat e këtij sezoni të lojtarit Almen Abdi, i cili e ndihmoi ekipin e tij Watford të ngritët në premierë ligën angleze.

Futbollisti prizrenas, i cili është rritur në Zvicër, Almen Abdi, është treguar ndër lojtarët kryesor të ekipi Watford që gjendet në vendin e parë të tabelës së Chamionship në Angli dhe që me fitoren e fundit ndaj Brighton ka siguruar pjesëmarrjen në premier ligë për sezonin e ardhshëm.

“Kjo është e pabesueshme. Ne ishim duke u kthyer nga Brightoni. Ishim të ulur në autobusin e ekipit, shikonim të gjithë në celularët tanë rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe pak para se të arrinim në Watford, e kuptuam se ne jemi ngjitur në premierë ligë”, ka thënë 28-vjeçari Abdi për “Blick.ch”, njofton albinfo.ch.

United Hospital

Sapo kanë ngrënë ushqim, janë dalë për të festuar me qytetarët dhe fansat e klubit, të cilët presin tashmë tetë vjet që ekipi i Watfordit të rikthehet në premierë ligë. “Ata na kanë mbështetur edhe kur gjërat në ekip nuk kanë ecur mirë. Prandaj këtë edhe e merituan”, ka thënë ai.

Almeni, në sezonin e ardhshëm do të këtë rastin të ballafaqohet me ekipet më të mira të premier ligës, por ai me padurim pret që të luajë në stadiumin e Mançester Junaitit. “Është kënaqësi për mua të luaj në të gjitha stadiumet e ekipeve të mëdha, por mbi të gjitha në Old Traford është diçka e veçantë”.

Almen Abdi në të kaluarën e tij ka qenë futbollist i Fc. Zurich, pastaj Le Mand në Francë dhe Udinese në Itali.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.