UBT

Në Gjilan pritet të nis së shpejti ndërtimi i kampusit universitar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim u.d. rektorin e Universitetit Publik Gjilanit “Kadri Zeka”, Naim Syla.

Kryetari Haziri dhe u.d. rektori Syla kanë diskutuar për bashkëpunimin, koordinimin dhe rolin e Komunës së Gjilanit në përmirësimin e infrastrukturës në përgjithësi, drejtimet dhe kushtet e studimeve.

Poashtu, në këtë takim kryesisht është folur për kampusin universitar, i cili do të nis së ndërtuari së shpejti, në vendin ku aktualisht është FSK-ja.

ARKATANA

Kryetari Haziri tha se kampusi universitar do të realizohet në bashkëpunim me rektoratin dhe me qeverinë, i cili do të ofrojë mundësi shumë më të mira për studime sa më cilësore me kushte shumë më të favorshme për studentët.

U.D. rektori i Universitetit Publik Gjilanit “Kadri Zeka”, Naim Syla, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e dhënë si dhe për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm që të kemi një universitet cilësor në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.