Berisha, sulmuesi i dekadës në Australi
Besart Berisha është futur në 11-shen më të mirë të dekadës në Australi. Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, ka arritur një sukses tejet të madh në futbollin australian.
Ai është futur në 11-shen më të mirë të dekadës së fundit në Australi, ndonëse ka vetëm katër vjet që luan aty, shkruan ABC.
Besarti e fitoi titullin edhe këtë edicion në futbollin e këtij vendi, kësaj radhe me skuadrën Melbourne Victory.

