Sulmuesi kosovar merr pasaportën shqiptare
Sulmuesi i talentuar Albion Avdijaj, më në fund është pajisur me pasaportë shqiptare. Lojtari i skuadrës gjermane Ëolfsburg II, ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren U21 të Shqipërisë, por që nuk ka mundur të luajë në ndeshjet zyrtare.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, nëpërmjet një dekreti të datës 16 prill, i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare sulmuesit gjakovar.
Avdijaj më parë ka luajtur edhe për grupmoshat e Zvicrës, ndërkohë ka përfaqësuar edhe Kosovën në ndeshjet ndaj Turqisë dhe ndaj Senegalit, transmeton sportal.al.
Albion Avdiaj, prej tani, do të jetë i gatshëm për kombëtaren U21 të Shqipërisë në të gjitha ndeshjet.


