Kuvendi në “pushim vjetor”
Legjislatura e pestë e Kosovës vazhdon të ecën e përgjumur në kryerjen e përgjegjësive dhe shqyrtimin e ligjeve. Ndonëse ishte paraparë që koha e humbur gjashtëmujore e periudhës së ngërçit politik të kompensohej me mbajtjen e 2-3 seancave brenda javës, kjo nuk ndodh.
Ritmi i ngadalshëm i punës po vazhdon, ndërsa legjislativi kosovar jo që nuk do të mbajë seancë pune gjatë kësaj jave, por kjo nuk pritet të ndodhë deri në javën e parë të muajit maj. E vetmja agjendë, është seanca për të pagjeturit që do të mbahet me 27 prill, që do të kaloj si seancë humane./zeri/

