Lajm i mirë për Granit Xhakën
Granit Xhaka do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Gladbachit. Futbollisti kosovar Granit Xhaka, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës që skuadra e tij, Borussia Moenchengladbach e zhvillon këtë fundjavë në Bundesliga.
22-vjeçari ka pasur problem më kyçin e këmbës, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen për ndeshjen e radhës.
Borussia Moenchengladbach e cila renditet e katërta në Bundesliga, të dielën në orën 17:30 luan ndaj skuadrës së Wolfsburgut në kuadër të javës së 30 të Bundesligës gjermane.


