ARKATANA

Ujkani mendohet për kontratën e re

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Samir Ujkani është mbetur në një udhëkryq, dhe po mendohet se nga do të shkojë.Portieri i Përfaqësueses së Kosovës është aktualisht anëtar i skuadrës italiane Palermo, por që kontrata i përfundon në fund të stinorit.

Ujkani mund të largohet si lojtar i lirë, por ai ka fituar edhe kontratën e re nga klubi sicilian të cilët e dëshirojnë qëndrimin e Samirit në ‘Renzo Barbera’.

ARKATANA

“Ujkani ka dëshmuar gjithmonë lidhjen e tij me fanellën (e Palermo-s) dhe me të nuk do të jetë kurrë një çështje ekonomike. I kemi bërë propozimin tonë dhe ai është duke u menduar. Nuk bëhet fjalë për detaje ekonomike për të sistemuar, por për një program teknik për të ndarë me të”, deklaroi drejtori sportiv i Palermos, Dario Baccin për gazetën italiane “La Repubblica”.

“Duhet kuptuar se çfarë do të ndodhë në merkato. Ujkani dhe Sorrentino janë dy portierë me nivel dhe do të dëshironim të vazhdonim me të dytë bashkë ashtu si këtë vit. Merkatoja mund të paraqesë raste për të gjithë, por të shohim, tha Baccin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.