Mobi Casa

Heqja e vizave, sa më shpejt

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Jashtme i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka thënë se ky vit do të jetë i rëndësishëm për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE), si dhe për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Këto deklarata ai i ka bërë të enjten gjatë takimeve me liderët institucionalë në Kosovë, me ç’rast ka thënë se nënshkrimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave për kosovarët, do ta vendosë Kosovën në rrugën e pakthim drejt Bashkimit Evropian.

Presidentja, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka njoftuar se me ministrin letonez ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve, ku ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të mbështetjes për Kosovën sidomos në proceset e integrimit në strukturat veri-atlantike.

“Me ministrin Rinkevics biseduam për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve. Republika e Letonisë mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e presidentes Jahjaga.

Për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Letonisë është diskutuar edhe në takimin që ministri Rinkevics ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

“Kryeministri Isa Mustafa theksoi angazhimin e posaçëm të Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, duke shprehur nevojën e nënshkrimit sa më shpejt të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimin e vizave për kosovarët”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

United Hospital

Ndërsa, shefi i diplomacisë letoneze, Edgars Rinkevics, pas takimit që ka pasur me ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, tha se mezi pret që të shohë finalizimin e procesit të MSA-së.

“Shpresoj se procesi i nënshkrimit të MSA-së, të ndodhë gjatë kohës sa Letonia është në krye të Bashkimit Evropian, pasi që ne do të punojmë shumë që një gjë e tillë të ndodhë. Mezi po pres të shoh raportin e Qeverisë së Kosovës për të parë se a janë zbatuar kriteret e vëna nga BE-ja për të përfunduar këtë proces sa më shpejt”, ka deklaruar Rinkevics.

Ndërsa, duke folur për heqjen e vizave për kosovarët, Rinkevics ka thënë se Letonia do ta mbështesë Kosovën në këtë proces dhe se shpreson që nuk do të ketë vonesa edhe më tutje.

Ndërsa, ministri i Integrimeve Evropiane të Kosovës, Bekim Çollaku, ka thënë se Kosova ndodhet para dy proceseve të rëndësishme në rrugën e integrimeve evropiane, e që janë nënshkrimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave.

“Jemi në prag të dy momenteve kyçe të cilat do ta çimentojnë rrugën e Kosovës drejt BE-së. Procesi i parë ndërlidhet me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, që ne presim të ndodhë sa më shpejt, e ne dëshirojmë të ndodhë gjatë presidencës së Letonisë në krye të BE-së, që i bie deri në qershor, apo korrik”, ka thënë Çollaku, duke shtuar se proces tjetër i rëndësishëm është edhe heqja e vizave për qytetarët e Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.