Kasami mund të rikthehet në Itali, kësaj radhe te kampioni
Pajtim Kasami nga edicioni i ardhshëm mund të luaj te kampioni i Italisë, Juventus.
Mesfushori i Olympiacosit, Pajtim Kasami mund të rikthehet në Serie A te skuadra kampione e Italisë, Juventus, shkruan “fusballinfos.ch”.
Kasami i shënoi gol Juventusit në fitoren e Olympiacosit me rezultat 1:0 në kuadër të fazës së grupeve në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.
Kasami po ashtu po kërkohet edhe nga skuadra tjetër italiane, Fiorentina, e cila sonte siguroj gjysmëfinalen e Europa Ligës./express/


