Fundamenti

PDK: Qeverisja e LDK-së e paaftë edhe në mirëmbajtjen e investimeve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për gjendjen e mjerueshme të cilën e ka sjellë qeverisja e LDK-së, në shumë projekte dhe investime të cilat janë realizuar nëpër vitet paraprake. Qyteti i Gjilanit është mbushur me deponi të egra, me ndërtime të egra pa leje ndërtimore, me mos mirëmbajtje të infrastrukturës e cila po shkatërrohet, me uzurpime pronash publike dhe me anarki të plotë në secilin sektorë.Lutfi Haziri lëre më që ende nuk është në gjendje, që të fillojë projektin e parë investiv në qeverisjen e tij, por ai është i paaftë që të mbajë edhe pastërtinë e qytetit të cilën po e drejton dhe po e shfrytëzon për interesa të ngushta dhe personale thuhet në reagimin e këshilltarëve të PDK-së.

Është e turpshme, se si ai lejon që trotuaret e rrugëve të qytetit të Gjilanit, të bëhen deponi të mbeturinave, njësojë është gjendja edhe përgjatë shtratit të lumit Mirusha, në pjesën e përfunduar të projektit. Pa pastërtia është pasqyra më e mirë e kësaj qeverisje.
Është e turpshme se si ky kryetar komune, po lejon uzurpimet e pronave publike nga ndërtuesit e papërgjegjshëm, se si po ndodhin ndërtimet pa leje kudo dhe kahdo nëpër qytetin e Gjilanit, se si po i zvogëlohen oborret e shkollave nga uzurpimet, se si po shkatërrohet infrastruktura publike, se si nuk është në gjendje që ta bëjë as një furnizim të rregullt me ndriçim publik, nëpër lagjet e qytetit.

E papranueshme është po ashtu mos mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve dhe e lapidarëve të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Eco Higjiena

Këtë mjerim, as në ëndërr nuk e kanë pritur qytetarët Gjilanas, por kjo po del si një dhuratë që po e sjellë një qeverisje e dështuar dhe e drejtuar nga Lutfi Haziri, i cili institucionet komunale një nga një, po i fut në gjendje kome.

Dhe fatkeqësisht qytetarët e Gjilanit duhet të pajtohen me faktin dhe të durojnë këtë mentalitet qeverisës, deri në përfundim të mandatit që ka marr ky kryetar komune nga mashtrimi dhe manipulimi që i bëri qytetarëve, të cilëve u premtoi parajsën por tani po ua ofron mjerimin thuhet bë reagimin e këshilltarëve të PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.