Biblioteka “Drita” është përfituese e 100 librave nga MKRS-ja
Kamenicë – Biblioteka e qytetit “DRITA” ka përfituar një fond të librave prej 100 titujsh nga MKRS-ja, në vlerë prej 1000 euro.
Fondi i librave përfshin lektyra, romane, nga fusha e gjuhësisë, historisë etj. DKRS-ja së bashku me stafin e bibliotekës e falënderon MKRS-ën për mbështetjen e vazhdueshme të projekteve tona./rajonipress/


