Enver Hoxhaj: BE po na konsideron qytetarë të dorës së dytë
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë ministrin e jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, vendi i të cilit udhëheq me kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian
Në këtë takim është folur për zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe më specifikisht raportin me BE-në sa i përket MSA-së dhe liberalizimit të vizave.
“E rikthesova nevojën që BE-ja të mos vonohet në këtë drejtim sepse të gjitha palët në fund mund të paguajnë cmimin. Është ende e pakuptueshme që në vitin 2015 të vazhdojnë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë në Evropë sa i përket liberalizimit të vizave” ka thënë Hoxhaj.
Ai më tej ka kërkuar që BE-ja duhet ta marrë këtë vit datën se kur qytetarët mund të lëivizin pa viza ashtu sic kanë vepruar me disa shtete të tjera në rajon. Ministri Rinkēvičs ka takuar gjatë ditës edhe Presidenten Jahjaga dhe MInistrin e Integrimit, Collaku.


