Eko Higjiena

Meucci: Korrupsioni epidemi në Kosovë-EULEX-i, mjeku!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i EULEXit, Gebriele Meucci, e ka krahasuar korrupsionin në Kosovë me një “epidemi që ka përfshirë vendin, kurse EULEX-in me “mjekun që lufton epideminë”.

Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë RTS, duke provuar të shfajësojë EULEX-in për dështim në luftimin e korrupsionit në Kosovë, ka thënë se mjekët nuk janë fajtorë për përhapjen e epidemisë. Për sa i përket akuzave të bëra nga Dick Marty, shefi i EULEX-it tha se me ato nuk do të merret fare EULEX-i, por Gjykata Speciale e cila pritet të themelohet.

Fillimisht shefi i EULEX-it Gabriele Meucci ka konfirmuar gatishmërinë që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve që po arrijnë Kosova dhe Serbia në dialogun e tyre në Bruksel. Në një intervistë për Televizionin publik serb RTS, tha se pikërisht seleksionimi i kandidatëve serbë nga EULEXi, që kanë konkurruar në konkursin e shpallur për gjykatës në veri është në këtë funksion.

Duke folur për raportin e hetuesit të pavarur Zhan Pol Zhak lidhur me akuzat për korrupsion brenda EULEX-it, Meucci tha se raporti tregon se akuzat janë të pa bazuara. Ai ka pranuar megjithatë se ka dobësi për sa i përket mosimlementimit të mandatit nga EEULEXi, gjë që thuhet në raport.

FIDANISHTJA

Sipas fjalëve të tij, duke u nisur nga fakti se korrupsioni është shumë i pranishëm në përgjithësi në Kosovë, EULEX është duke punuar në krijimin e një pakoje rregullash dhe ligjesh sipas të cilave do të duhej të luftohej korrupsioni në të ardhmen.

Meucci ka provuar të amnistojë EULEX-in kur është pyetur për dështimin në luftimin e korrupsionit, duke hedhur fajin tek institucionet e Kosovës për siç ka thënë ai, “epideminë e korrupsionit” që ka përfshirë gjithë Kosovën. “Ne po përpiqemi të bëjmë diçka, por më ngjan se nganjëherë jemi në rolin e mjekut në spital. A mund të fajësohet mjeku për epideminë e gripit?”, ka pyetur Meucci.

Për sa i përket akuzave të bëra nga Dick Marty, shefi i EULEX-it tha se me ato nuk do të merret fare EULEX-i pro Gjykata Speciale e cila pritet të themelohet./rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.