Eko Higjiena

Matoshi: U bë realitet ëndrra e hapjes së pikëkalimit në Kapi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Fatmir Matoshi nënkryetar i Kamenicës i është gëzuar marrëveshjes së arritur në Bruksel për hapjen e pikëkalimit në Kapi. Vendkalimi kufitar me Serbinë në Kapi, një ëndërr që po behet realitet tha Matoshi.

Fatmir Matoshi është gëzuar me rastin e hapjes së pikëkalimit në Kapi. Matoshi ka pasur disa takime me zyrtarët shqiptarë në Medvegjë rreth këtij problemi dhe ai me të drejtë thotë se kjo ëndërr tashmë po bëhet realitet. “Në Bruksel kryeministrat e Kosovës e Serbisë u pajtuan për hapjen e vendkalimit kufitar. Faleminderit të gjithëve që bashkëpunuan dhe ndihmuan këtë proces” tha Matoshi.

Mobi Casa

Ndryshe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar mbrëmë që të arrihet marrëveshja për hapjen e kufirit Kosovë-Serbi në vendkalimin e quajtur “Kapi”.
Komuna e Kamenicës kishte nënshkruar më parë marrëveshje me Komunën e Medvegjës për hapjen e vendkalimit, i cili do ta lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve në të dyja anët. Kjo çështje është biseduar në takimin e Begzad Sinanit dhe znj.Edita Tahiri kryenegociatorja e Kosovës e cila ka biseduar gjatë dialogut teknik Kosovë-Serbi.

Vendkalimi pritet të shërbejë vetëm për qarkullim njerëzish e jo mallrash./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.