Lumezi paralajmëron ata që fituan kundërligjshëm: Mos u ndieni mirë
Ushtruesi i kryeprokurorit të deritashëm, Sylë Hoxha gjatë dorëzimit të detyrës tek Aleksandër Lumezi tha se kryeprokurorin e ri e presin shumë sfida dhe realizimi i këtyre objektivave kërkon përkrahje.
Ai tha se do të bëjë maksimumin si kryeprokuror në Prizren që ta ndihmoj Lumezin.
Ndërkaq, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi tha se në shtatë vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga parimet për luftimin e korrupsionit dhe krimit.
Ai tha se do të ndërtojë një sistem të bazuar në llogaridhënie. “Gjatë ushtrimit të funksionit tim të gjithë ata që kanë ndërtuar paligjshëm mos të ndihen mirë sepse forca e ligjit do të veprojë”, citohet të ketë thënë Lumnezi. /Telegrafi/


