Eko Higjiena

Verifikimi nuk kthehet në pikën zero

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pavarësisht pakënaqësive të shumta me listat e publikuara të veteranëve, të invalidëve, të dëshmorëve, të pjesëtarëve dhe të pjesëmarrësve të luftës së UÇK-së, ky proces nuk do të kthehet në pikën zero.

Madje, sipas drejtuesve të këtij procesi, ideja e kthimit në fillim të këtij procesi është e pakuptimtë, pasi që ata besojnë se gabimet që janë bërë deri më tani do të mundë të përmirësohen në javët në vijim.

FIDANISHTJA

Në bazë të të dhënave që janë publikuar zyrtarisht u është njohur kontributi në luftën e UÇK-së 55 mijë e 637 personave.

Prej tyre statusin e veteranit e kanë marrë 26 mijë 274 persona, ndërsa statusi i invalidëve u është njohur 4590 personave, ai i pjesëtarëve u është njohur 8687 personave dhe i pjesëmarrës në luftën e UÇK-së 12 mijë 817 personave. Dëshmorë janë 3269./zeri