Meha lë të hapur mundësinë e largimit nga Gjermania
Paderborni është i interesuar të vazhdojë për tre vjet kontratën me mesfushorin Alban Meha.Meha aktualisht është i lënduar dhe edicioni për të ka përfunduar.
Ai me skuadrën e Bundesligës ka kontratë vetëm deri në qershor.
Por Paderborni është poshtë në klasifikim, nuk e ka të sigurt mbijetesën dhe për këtë Meha është i hapur edhe për opsione të tjera.
“Çdo gjë është e hapur. Çdo gjë marr në konsideratë, edhe largimin nga Gjermania. Dua të luaj në kategorinë e parë, natyrisht se preferoj Bundesligën”, ka thënë Meha për “kicker.de”, transmeton Koha.net.
28-vjeçari këtë edicion ka shënuar tri gola në 18 paraqitje në kampionatin gjerman. Paderborni është i 16-ti, pozitë që në fund siguron barazhin për mbetje në elitë.
© KOHA


