Banorët me peticion kundër parkingjeve të “xhunglës”
Gjilan – Banorët e lagjes së parkut të qytetit në rrugën “Xhemajl Mustafa” si dhe bizneset e pranishme në këtë pjesë i kanë dërguar një peticion Lutfi Hazirit dhe drejtorisë së shërbimeve publike që të bëjnë lirimin e parkingut në rrugë, e cila sjellë shumë dëme dhe pengesa për banorët e kësaj lagjeje.
Banorët e lagjes tek parku i qytetit në rrugën “Xhemajl Mustafa” kanë bërë një peticion publik për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth parkingut që ndodhet në këtë rrugë, e cili parking u sjell shumë probleme e telashe jo vetëm banorëve, por edhe bizneseve.
Rreth 83 banorë dhe biznese tashmë e kanë deponuar në drejtorinë e shërbimeve publike peticionin ku kërkojnë nga Sokol Haziri që urgjentisht të lirojë rrugën njëkahëshe e cila me të madhe shfrytëzohet nga banorët vendës, por edhe nga bizneset.
Sipas banorëve parkingu në rrugën “Xhemajl Mustafa”, me pagesë, ka bërë që banorëve të lagjes dhe bizneseve t`iu vështirësohet edhe më shumë jeta dhe puna dhe janë drejt falimentimit sepse përgjatë rrugës parkingu kushton 0.50 euro për një orë që është shumë e papërballueshme.
”Kërkojmë nga kryetari i komunës që të hiqet parkingu edhe në këtë pjesë (ashtu siç ka ndodhur edhe në lagjen e Dardanisë) dhe kështu krahas banorëve që t`i kthehen normalitetit dhe qetësisë në këtë drejtim. Po ashtu edhe bizneseve duhet tu dilet sado pak në ndihmë sepse edhe ashtu e kanë gjendjen shumë të renduar dhe të mos vije zvogëlimi i punëtorëve edhe më shumë apo edhe mbyllja e vet bizneseve për shkak të parkingut” thuhet në peticionin e banorëve./rajonipress/


