Eko Higjiena

Dëshmorët e Rahovicës së Gollakut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbi Gollak shkrepë rrezja e Diellit – Plot Lulëkuqe n’ muaj të Prillit ! Janë Lulëkuqet e Lirisë –

Dritë e jetë e gjithë Malësisë !
Kalojmë lugje dhe bregore ,
Me mall zemre, lule kurore …

Në shënim të përvjetorëve –
N’ përkujtim ju shkojmë dëshmorëve !
Bijë e bija prej Kamenicës –
Drejt Strezocit e Rahovicës …
Drejt Leshtarit e Gragjenikut –
T’ kujtojnë krimet e armikut !
Kujtojnë dhunën mbi shqiptarët –
Që ushtruan serbë – barbarët !
Shpërnguljet prej trojeve t’ veta ,
Shpitë e djegura mbetën t’ shkreta !…

UBT

Qëndresëtarët e triumfit –
Arsim e Shemsi Isufit ,
Ramadan Kastrati e Basri Canolli –
Gjaku i tyre Lirinë na e solli !
Ahmet Mehmetin nga Gragjeniku –
N’ prag t’ shtëpisë na e vrau armiku !
Por nuk vdes plaku i Malësisë ,
Se iu bë kurban Lirisë !

Vijnë rapsodë me sharki n’ dorë –
T’ këndojnë këngët për dëshmorë !
Gjaku i tyre u derdh si gurrë –
Ranë n’ altarë për t’ mos vdekur kurrë !
Flini t’ qetë bijë të nënëlokes ,
U qoftë lehtë dheu i Kosovës !
Mbi gjak tuaj lulëzon Liria ,
Me ju shkruhet historia !

Gjilan, më 18.04.2013. Demir Krasniqi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.