Mobi Casa

Qeveria shpërfill ultimatumin e opozitës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Partitë opozitare kërcënojnë se do të dalin sërish në shesh në rast se Qeveria e Kosovës brenda dy javësh nuk i përgjigjet pozitivisht ultimatumit të dhënë ditë më parë.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës, e cila deri në fund të javës së ardhshme do të duhej t’i përgjigjet ultimatumit, as që ka filluar t’i trajtojë kërkesat e opozitës, ku është kërkuar ulja e çmimit të energjisë elektrike, largimi i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dorëheqja e kryetarit të Kushtetueses, Enver Hasanit, moskrijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sikurse “Trepça” të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë.

FIDANISHTJA

Tri partitë politike opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën” janë në pritje të realizimit të kërkesave, në të kundërtën kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen me organizimin e protestave.

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se është më se e domosdoshme që Qeveria të reflektojnë karshi kërkesave të qëndrueshme të protestuesve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.