Cana ka oferta edhe nga skuadrat ruse
Lorik Cana është bërë cak i shumë skuadrave nga shtete të ndryshme të Evropës.Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana është duke u kërkuar nga shumë skuadra të ndryshme të Evropës. Kapiteni i kombëtares shqiptare, së fundi ka marrë ofertë edhe nga klube të Rusisë.
Kështu shkruan newscalciomercato.eu, ku sipas këtij sajti Cana ka oferta nga tri shtete.
“Shumë klube e duan shqiptarin. Nga Bundesliga kanë ardhur më konkrete, gjithashtu ka edhe nga Turqia, ku ai ka luajtur për Galatasarayn dhe së fundi ka arritur diçka edhe nga Rusia”, shkruan newscalciomercato.eu.
Kujtojmë se Cana ka kontratë me Lazion deri në vitin 2016.


