Fundamenti

Amir Jakupi ka një porosi për Surdullin?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – E di që Shaip Surdulli do ta paragjykojë kërkesën për tërheqje, sepse bashkë me Begzad Sinanin, janë njerëzit që më kan sulmuar më shumë gjatë punës si gazetar dhe pjesëtar i shoqërisë civile. Por, këtë gjë po e bëjë për anëtarësinë dhe votuesit e LDK-së.E di që ia lejon statuti i partisë, e di që s’mund ta rrëzojnë, e di që mund ta mbajë me forcë dhe e di që është kandidat i pakapërcyeshëm, por është koha që Surdulli të tërhiqet shprehet Amir Jakupi.

Është koha për reflektim. Surdulli është përgjegjësi kryesor për humbjen e dy palë zgjedhjeve përballë Begzad Sinanit dhe një partie të përçarë, të thyer e pa zot shtëpie. Dhe për këtë duhet të jap llogari. Ish-kryetari i Kamenicës, ka akoma energji për të thyer klanet dhe fraksionet e krijuara në LDK, por duhet t’i marrë seriozisht mesazhet negative që kanë nisur t’i vijnë nga disa nëndegë shprehet Jakupi.

Nuk është më në zemrat e njerëzve të thjeshtë të LDK-së, nuk është i pranueshëm siç ishte për shumë vjet. Kontributi i Surdullit në LDK do të mund të ishte edhe në të ardhmen në forma të ndryshme, por jo më si drejtues i saj. Tërheqja nga gara, do të ishte një veprim intelegjent. Mbi të gjitha do t’i bënte shërbim të madh komunës së Kamenicës dhe një favor partisë së tij.

Fundamenti

Ai i ka bërë shumë mëkate këtij vendi dhe ndoshta meriton një Gjyq për këtë. Ankesat dhe kritikat e njerëzve të LDK-së, Surdulli duhet t’i trajtojë me seriozitet. Për më shumë se 11 vjet kryetar komune dhe afro dy dekada kryetar partie, ka shijuar pothuaj çdo frut që mund t’ia dhuronte politika. Tani veç kur kanë nisur fërkimet dhe tensione nëpër nëndegë, është koha për reflektim. Gara për kreun e LDK-së, do të duhej të ishte garë e kualiteteve dhe t’i shërbente demokratizimit të mëtejshëm të partisë, e jo arenë shantazhesh e premtimesh, siç po ndodh tani.

Shaip Surdulli, i ka dy rrugë para vetes: Të tërhiqet dhe të dalë faqebardhë para njerëzve, t’ua dëshmojë se pushteti dhe karrigia nuk janë gjithçka për të; Ose ta rimarrë LDK-në me metodat e tij, të krijojë përçarje, thyerje e ndasi në parti. Unë do t’ia preferoja të parën thotë Jakupi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.