Sadullah Ajeti kryetrajner i KF “Gjilani”
Gjilan – Ju njoftojmë se në takimin e mbajtur më 19 prill 2015, ne, Kryesia e KF Gjilanit, kemi emëruar Sadullah Ajetin kryetrajner të ekipit të parë të Klubit. Vendimi ka efekt të menjëhershëm dhe ka ardhur pas dorëheqjes së tashmë ish-kryetrajnerit të KF Gjilanit, Musa Selimi, pak përpara fillimit të ndeshjes me KF Lirinë e Prizrenit.
Ndërkaq, shprehim zhgënjimin tonë lidhur me referimin në ndeshjen e zhvilluar dje me KF Lirinë, ku qysh në fillim është vënë re tendenca e referit Hajriz Hajdarin për të dëmtuar KF Gjilanin.
Penalltitë e pareferuara për KF Gjilanin, dënimet për lojtarët, zvarritja e ndeshjes, janë indikacione të qarta të kësaj tendence.
Përkundër kësaj, KF Gjilani edhe më tutje vazhdon fuqishëm garën për inkuadrim në Superligë. Besimi ynë se ky synim do të arrihet, mbetet i palëkundur.
KF Gjilani është shumë mirë i përgatitur për ta çuar këtë garë deri në fund, me fitore. Deri në Superligë thuhet në njoftimin e këtij klubi./rajonipress/


