Asllani e Alushi me një këmbë në finale të “Championsit”
Kosovare Asllani e Fatmire Alushi janë me një këmbë në finale të Ligës së Kampionëve të femrave në futboll.
Dyshja kosovare të shtunën mbrëma triumfoi në udhëtim me Paris Saint-Germainin ndaj Wolfsburgut me shifrat 2:0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Asllani ishte titullare dhe luajti 81 minuta, ndërsa Alushi nuk u aktivizua fare, transmeton Koha.net.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në Paris më 26 prill. Finalja e Ligës së Kampionëve të femrave mbahet më 14 maj në Berlin./koha/


