United Hospital

Luani: Haxhi Krasniqi do të bëhet kampion bote

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në mesin e sportistëve të ftuar në drekën e organizuar nga Komitetit Olimpik i Kosovës, për të nderuar presidentin Thomas Bach, ishte edhe boksieri i famshëm kosovar, Luan Krasniqi.

Ish-kampioni i Evropës në boksin profesionist dhe mëtuesi për titull bote në vitin 2005, ka shfrytëzuar qëndrimin e tij në Kosovë, për t’u bashkuar me sportistët e tjerë të Kosovës dhe me mikun e tij, Thomas Bach, i cili tashmë është president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Në një bisedë për Sportin Total, Krasniqi ka folur për miqësinë e tij me Bachun, por edhe për sportistët kosovarë, kushëririn e tij, Haxhi Krasniqin dhe aktivitetet e tij pas përfundimit të karrierës si boksier profesionist.

“Në përgjithësi për Kosovën, kjo vizitë ka rëndësi shumë të madhe. Me Bachun njihem moti dhe u gëzova shumë që e pashë”, ka thënë në fillim Krasniqi.

Ai ka vlerësuar lart sportistët kosovarë dhe sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare, në vitet e fundit.

“Ne shqiptarët jemi shumë të suksesshëm jashtë Kosovës. Shkodran Mustafi dhe Xherdan Shaqiri, ai tjetri e tjetri, kemi pasqyrë shumë të mirë. Këta janë pasqyrë e këtij vendi. Besoj se kjo vizitë e Thomas Bachut ka të bëjë me këta njerëz”, ka thënë Krasniqi.

ARKATANA

Luani, i cili bëri të gjithë shqiptarët për veti që nga pjesëmarrja e tij në Lojërat Olimpike e deri në vitet e fundit të karrierës, si boksier profesionist ka thënë fjalë të mira edhe për Haxhi Krasniqin, mëtuesin tjetër për titull bote në boks.

“Kushëriri im, Haxhi Krasniqi, patjetër se është fytyrë e rëndësishme. Ai synon dhe besoj se shpejt do të bëhet kampion bote”, ka pohuar Luani për Sportin Total.

Por çfarë është duke bërë ai tani, pas përfundimit të karrierës në boksin profesionist: “Luani merret me aktivitete humanitare. Kam obligime tjera. Nuk pushoj. Kam rrugëtim tjetër që mosha dhe të gjitha të shkojnë në drejtimin që duhet”.

Luan Krasniqi u prezantua në ringun e boksit amator në vitin 1995, ndërsa një vit më pas ai mori pjesë në Olimpiadën e Atlantas, duke e fituar medaljen e bronztë olimpike.

Krasniqi vazhdoi karrierën në boksin profesionist nga viti 1997 e deri më 2008, duke zhvilluar 35 meçe, prej tyre 30 fitore, 14 me nokaut dhe 4 disfata, dy prej tyre në meçet e fundit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.